Lidhje

Presidenti maqedonas, kritika ndaj pushtetit


Presidenti maqedonas kritikon qeverinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, gjatë fjalimit të fundvitit para deputetëve në parlamentin e vendit bëri mjaft kritika ndaj politikave të pushtetit. Ai kundërshtoi ligjin e gjuhës shqipe; hodhi kritika në adresë të autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa u ndal edhe tek një sërë zhvillimesh në vend. Zoti Ivanov kërkoi “drejtësi dhe jo revanshizëm”, siç u shpreh, për të arrestuarit në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ndërkohë që foli me tone tepër kritike edhe ndaj medias.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov fjalimin e fundvitit në parlament e filloi me kritika ndaj qeverisë së kryeministrit Zaev dhe pikërisht me atë që ai dhe opozita maqedonas e quajnë ‘platformë e Tiranës’, përkatësisht ndërhyrje e një shteti fqinj në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ndonëse qëllimi i paraqitjes tradicionale para ligjvënësve kishte të bënte me thirrjet për një pajtim të përgjithshëm, zoti Ivanov bëri vërejtje edhe për një sërë gjërash që kanë të bëjnë me ekonominë dhe aspekte të tjera.

Ai foli, mes tjerash për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlament; për mungesën e reformave, për emigracionin ilegal, për marrëdhëniet me vendet fqinje, për emrin e Maqedonisë, për çësjtjen e ndotjes së ajrit, për ligjin e gjuhëve, ndërsa hodhi kritika të shumta në adresë të mediumeve për atë që ai e quajti shtrembërim i së vërtetës.

Kërkesa për dygjuhësi është absolvuar me amandamentin e pestë të kushtetutës që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, tha presidenti Ivanov duke shtuar se mungonte terminologjia e saktë se çka nëkuptohet me zyrtarizimin ose përdorimin zyrtar të një gjuhe, duke aluduar në gjuhën shqipe. Ai e cilësoi këtë si ligj represiv me çka Maqedonia do të bëhet, sipas tij vendi i vetëm që i vë kushte vetevetes për integrim evropian, por pa ia kërkuar këtë askush.

Ivanov, ndërkaq vërejti se autoritetet e Kosovës kishin ndarë mjete financiare për ata që ai i quan terroristë në rastin e Kumanovës, ndërsa tha se kështu Kosova përbuzë, sipas tij, vullnetin e mirë të Maqedonisë ndaj refugjatëve në krizën e vitit 1999.

Shpeshë herë fjalimi i tij hasi në pakënaqësinë e zëshme të deputetëve që pothuaj se nuk ka qenë rast në të kaluarën.

Zoti Ivanov reagoi edhe ndaj arrestimit të gjashtë deputetëve opozitarë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, për të cilët tha se u ishin vënë prangat në duar pa iu hequr imuniteti.

“Duhet drejtësi në vend të revanshizmit”, theksoi presidenti maqedonas.

Ai tha më tej se mënyra e vetme për t’iu kthyer normalitetit është anëtarësimi i Maqedonisë në Nato dhe të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Fjalimin e tij një orësh e durartokitën vetëm deputetët opozitarë të VMRO-DPMNE-së të cilët sot hynë në sallën e parlamentit pas disa javësh bojkoti për shkak të kolegëve të tyre të arrestuar.

Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë në një reagim me shkrim thekson se presidenti Ivanov mbetet i ngujuar në ndarje në një kohë kur Maqedonia është kthyer kah siguria e mirëqenies së qyteravë të saj.

“Në vend se të paraqitet si burrështetas, sot Gjorgje Ivanov u dërgoi mesazhe qytetarëve me tgirrje për ndarje të mëtejshme që bien ndesh me konceptet e dnërtimit të një shoqrie të përbashkët”, thekson reagimi i qeverisë.

Lidhja Social Demokrate e ka quajtur fjalimin si partiak.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar fjalimin e presidentit si nxitje të thellimit të krizës dhe si fyes, sidomos ndaj Kosovës.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE e vlerësoi fjalimin si real dhe gjithpërfshirës.

XS
SM
MD
LG