Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shpërthimi i së mërkurës në Shën Petersburg, ishte një akt terrorizmi.
Presidenti Putin e bëri këtë deklaratë të enjten në Kremlin gjatë një ceremonie dekorimi të ushtarakëve rusë që shërbyen në Siri. Ai nuk dha më shumë hollësi rreth shpërthimit.
Të paktën 13 veta u plagosën pasi që një bombë artizanale shpërtheu në një supermarket në Shën Petersburg. Zyrtarët thanë fillimisht se po e hetonin rastin si tentativë për vrasje.
Autoritetet thonë se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.
Ende askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë rast.
Facebook Forum