Lidhje

Riparimi i qelizave embrionale


Researcher Xavier Nissan seen in his laboratory at the Institute for Stem cell Therapy and Exploration.

Pse muskujt regjenerohen nga lëndimi, por humbasin masën dhe forcën kur plakemi? Një studim i ri kërkonte përgjigjen përse qelizat embrionale të muskujve reagojnë ndryshe ndaj plakjes dhe lëndimit. Faith Lapidus i Zërit të Amerikës, njofton se rezultatet e studimit mund të ndikojnë në krijimin e terapive për lëndimet, sëmundjet dhe plakjen.


Qelizat embrionale të muskujve janë thelbësore për riparimin dhe rigjenerimin e muskujve gjatë gjithë jetës. Një studim i ri në Institutin Sanford Burnham Prebys analizoi se si një grup qelizash emrionale - të vendosura mes fibrave të muskujve - i përgjigjet plakjes dhe lëndimit.

"Ne ishim të interesuar se si qelizat brenda një indi muskulor ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe po përpiqemi të kuptojmë gjithashtu nëse ky kompleksitet ndryshon me kalimin e kohës", thotë dr. Alessandra Sako.

Ekipi i kryesuar nga dr. Sacco përdor një teknologji që ndjek qelizat embrionale për të parë reagimin e tyre ndaj ushtrimeve fizike, lëndimeve dhe plakjes

Shkencëtarët zbuluan se qelizat e moshuara ruajtën fleksibilitetin për t'iu përgjigjur presioneve të ndryshme, por ishin më pak të afta të shumoheshin. Në të kundërt, pas lëndimit, grupi i qelizave u bë më pak i larmishëm, por e mbajti aftësinë për t’u përhapur.

Dr. Sako shpjegon:

"Kjo do të na mundësojë të identifikojmë dhe të zhvillojmë barna në mënyrë specifike për të përmirësuar riparimin e indeve dhe do të kishte implikime për disa sëmundje të muskujve, si për shembull distrofinë muskulare Duchenne".

Dr. Sako thotë se studimi tregon se strategjitë terapeutike për të ruajtur masën dhe forcën e muskujve tek të moshuarit do të kenë më shumë gjasa të ndryshojnë nga ato për pacientët me sëmundje degjeneruese muskulare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG