Lidhje

Greqi, goditetet rrjeti i trafikantëve të drogës

  • Raimond Kola

Policia greke e Prevezës tha se goditi dy organizata kriminale, anëtarët e të cilëve akuzohen për trafikimin kokaine dhe gërmime të paligjshme për të gjetur objekte antike.

Sipas policisë greke operacioni përfshiu disa zona të Thesprotisë ndërsa u arrestuan 15 anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Policia njoftoi se është në kërkim të disa personave të tjerë. Nga hetimet paraprake, tha policia greke, paratë që vinin nga shitja e kokainës përdoreshin për kryerjen e gërmimevetë paligjshme për të gjetur objekte antike në disa zona në veri të Greqisë.

Sipas organece të rendit, organizatat kordinoheshin nga një person tashmë i arrestuar nga polica greke. Ky është rasti i parë i evidentuar nga policia greke kur aktiviteti i drogës shërben për të financuar kryerjen e gërmimeve tëpaligjshme për objekte antike.

Jo vetëm në veri të Greqisë por edhe në zonat në jug të Shqipërisë gërmimet e paligjshme për kërkime objektesh të vjetra të trashëgimisë kulturore shqiptare mbeten të përhapura.

Në disa zona ku gjenden rrënoja antike në rrethin e Gjiroakstrës janë konstatur herë pas here gërmime të paligjshme të cilat kanë dëmtuar edhe vlera të monumenteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG