Në Memorialin e Vendvarrimit të Skenderbeut. në qytetin e Lezhës, u zhvilluan sot homazhe dhe veprimtari përkujtimore në 550 vjetorin e vdekjes se Heroit Kombëtar të shqiptarëve. Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës e kanë shpallur vitin 2018 si "Vitin e Skenderbeut". Ndërkohë, dita e djeshme shënoi në Tiranë edhe nisjen e veprimtarive kushtuar këtij viti jubilar.
Facebook Forum