Lidhje

Lula da Silva dhe akuzat për korrupsion


Një gjykatë apeli në Brazil mbajti në fuqi dënimin për korrupsion të ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, një rast që konsiderohej përcaktues për mundësitë e tij për të rikandiduar në zgjedhjet e tetorit.

Të mërkurën gjykata u rrethua me forca policie dhe vëzhgohej nga lart me helikopterë.

Në korrik të vitit të kaluar Lula u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg për pastrim parash dhe korrupsion.

Ish presidenti, gruaja e tij dhe disa persona të tjerë u akuzuan se kishin përfituar nga punimet e kryera në një pronë në plazh prej një firme ndërtimi e lidhur me një skandal dhëniesh rrushfeti që përfshin kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

Lula i ka mohuar akuzat dhe pretendon se nuk e ka pasur kurrë pronësinë mbi këtë godinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG