Lidhje

Delawie: Kundërshtojeni shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme


Në Kosovë, ambasadori amerikan Greg Delawie bëri thirrje sërish që të kundërshtohen përpjekjet për shfuqizimin e ligjit për gjykatën e posaçme. Ai i bëri këto komente gjatë Konferencës Vjetore të Prokurorëve, gjatë së cilës tha se ata që kujdesen për të ardhmen e Kosovës dhe të barazisë para ligjit duhet të kundërshtojnë përpjekjet e figurave të larta politike për të shfuqizuar ligjin për këtë gjykatë. Për më shumë se një muaj me radhë, debatet dhe zhvillimet politike në Kosovë janë mbizotëruar nga reagimet që nxiti një nismë e një grupi deputetësh për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte.

Delawie dhe përpjekjet kundër Gjykatës së Posaçme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG