Lidhje

Delet në bazën ushtarake të Natos në Rumani

  • Zllatica Hoke

Një bazë ushtarake e ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara në Rumaninë jugore po përballet me një armik të pazakontë. Zyrtarët thonë se një kope delesh që kullosin pranë gardhit të bazës Deveselu të NATO-s pengojnë sistemin e alarmit dhe minojnë sigurinë e saj. Ministria rumune e Mbrojtjes e ka të vështirë të bindë pronarin e tyre t’i heq delet nga zona.

Baza 800-milionë dollarëshe në Deveselu , në jug të Rumanisë, është një pjesë integrale e sistemit të mbrojtes, ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, që synon ndalimin e sulmeve me raketa balistike kundër vendeve anëtare të aleancës. Ajo u inaugurua me një ceremoni ushtarake në maj të vitit 2016. Por vite para se baza të ndërtohej, një fermer nga fshati fqinj i Stoenestit, kishte blerë tokë pranë bazës për të kullotur kopenë e tij me dele..

Zyrtarët amerikanë në bazën Deveselu kishin informuar homologët vendorë se prania e kafshëve pranë gardhit të bazës së Natos minon sigurinë e saj.

"Delet aktivizojnë sistemin e alarmit. Ato nuk janë si njerëzit. Nuk respektojnë rregullat dhe shkojnë përtej kufirit të caktuar. Hyjnë në zona që kanë sensorë sigurie, prekin gardhin dhe aktivizojnë sistemet e paralajmërimit ", thotë Alexandru Damian, kryetar i bashkisë së Stoenestit.

Por fermeri refuzon t’i largojë delet. Zyrtarët rumunë thanë se ai ka ndërtuar një vath dhensh pa leje dhe kërkojnë që ta çmontojë atë. Fermeri ka kërcënuar me hedhje në gjyq, për të kërkuar kompensim prej më shumë se 20 mijë dollarësh në se vathi i dhenëve të tij shkatërrohet.

"Kemi marrë disa angazhime në marrëveshjen që nënshkruam me amerikanët. Ne nuk e prisnim që zotëria që ka ndërtuar vathin e dhenëve do të ishte kaq këmbëngulës dhe nuk do të largohej. Por angazhimet duhen respektuar. Ato janë pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe duhen respektuar", thotë Alexandru Damian.

Rasti ka hyrë në një sagë ligjore më shumë se tre vjeçare midis Ministrisë rumune të Mbrojtjes dhe fermerit, duke arritur në gjykatën më të lartë të Rumanisë. Banorët e Stoenestit ngurrojnë të kritikojnë fqinjin e tyre, por disa thonë se ai po tregohet i paarsyeshëm.

"Për mendimin tim, situata me personin që ka ndërtuar vathin e dhenëve pranë bazës ushtarake Deveselu është shumë e vështirë. Ai duhet ta kuptojë se shuma e parave që kërkon për kompensim është shumë e madhe dhe do të jetë e vështirë ta sigurojë, edhe pse është në tokën e tij", thotë Nicoleta Nacu, banore në fshatin Soenesti.

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm dislokimin e një baze të Natos pranë kufijëve të saj, por tani për tani, delet përbëjnë një rrezik më të madh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG