Lidhje

Tirana: Protesta qytetare kërkon transparencë mbi bisedimet shqiptaro - greke


Në Tiranë, dhjetëra qytetarë të thjeshtë iu bashkuan thirrjes së organizatave të shoqërisë civile për të marrës pjesë në një tubim proteste para kryeministrisë.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës në bisedimet e fundit shqiptaro-greke mbi hapësirën detare dhe tema të tjera mes dy vendeve.

Qytetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim proteste përpara selisë së qeverisë, duke kërkuar transparencë për bisedime dhe marrëveshjet me Greqinë, mes të cilave edhe ndarja e hapësirës detare mes dy vendeve.

Protesta qytetare dhe bisedimet Shqipëri-Greqi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Pjesëmarrësit protestuan duke mbajtur në duar flamuj kombëtar dhe harta të Shqipërisë etnike, protestuesit kënduan himnin kombëtar përpara Kryeministrisë.

Opinioni publik dhe qarqet politike po ndjekin me vëmendje bisedimet shqiptaro-greke dhe po presin me shqetësim rezultatet përfundimtare të marrëveshjes, pas deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, në televizionet e Athinës se hapësira detare greke zgjerohej me 12 milje përkundrejt Shqipërisë.

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se delimitimi i hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve dhe se përcaktimi përfundimtar i kufijve është i nevojshëm për ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira dhe për shfrytëzimin ekonomik të tyre.

Diskutimet mes dy qeverive nisën 5 vjet më parë në mungesë të një marrëveshje mes tyre, duke kërkuar një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Ministria e jashtme e Shqipërisë deklaroi se do të mbështetet tek parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm.

Historiku i kësaj çështjeje nisi afro 10 vjet më parë, ku qeveria e kryeministrit Sali Berisha nënshkroi në Tiranë një marrëveshje me palën greke. Kjo marrëveshje për ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve u padit nga Partia Socialiste si antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e hodhi poshtë atë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pritet të vizitojë Tiranën pak ditë para pashkëve, në vazhdën e bisedimeve për një seri temash, që kanë mbetur hapur mes dy vendeve prej shumë dekadash.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG