Lidhje

Tokat në bregdet, në pranga 4 ish zyrtarë vendor


Në Shqipëri katër ish zyrtarë vendorë janë arrestuar pasi ata dyshohet të kenë falsifikuar dokumenta pronësie dhe qeradhënieje për sipërfaqe të shumta toke në zonën bregdetare të Ishmit dhe Lalzit në Durrës. Në pranga ka përfunduar ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi si dhe tre ish-zyrtarë të kësaj komune, Ornela Shëmlikaj, me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, Enver Shima, ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm, si dhe Shpresa Merdita, ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm. Ata akuzohen për Shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Hetimet e nisura për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, u kryen nga Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Kohët e fundit është vënë re një intensifikim i veprimtarisë së Prokurorisë dhe Policisë. Kryeprokurorja Arta Marku po merr pjesë në analizat vjetore të Prokurorieve në rreth duke kërkuar një angazhim më të madh në hetime jo vetëm ndaj krimit të organizuar e trafiqeve por dhe krimit ekonomik e korrupsionit.

Policia nga ana e saj ka realizuar disa operacionet të rëndësishme në një hark të shkurtër kohor. Në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” i cili ka në fokus organizatat kriminale, janë goditur anëtarët e dy grupeve të strukturuara në Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në Lezhë u sekuestruan pasuri me një vlerë 1.4 milion euro që dyshohet të jenë vënë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë u arrit të zbulohen dhe autorët e dy ngjarjeve të rënda të ndodhura një në Shkodër, ku si pasojë e një shpërthimi në qytet mbetën të plagosur të paktën 8 persona, si dhe arrestimi i një të dyshuari si vrasës me pagesë dhe disa bashkëpunëtorëve të tij për një atentat të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG