Presidenti slloven Borut Pahor, i cili po qëndron për një vizitë dyditëshe në Prishtinë në prag përvjetorit të 10 të pavarësisë së vendit, u bëri thirrje udhëheqësve politik në Kosovë që t'i zgjidhin çështjet e hapura me fqinjët, përfshirë shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ai i bëri këto komente gjatë një seance në Parlamentin e Kosovës. Çështja e kufirit me Malin e Zi, që ka mbetur pezull për shkak të mospajtimeve të brendshme në Kosovë, pritet të diskutohet të mërkurën gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Prishtinë.
Facebook Forum