Presidenti Donald Trump kritikoi FBI-në që injoroi "sinjalet" para se një 19 vjeçar të kryente një sulm masivë me armë në një shkollë të mesme në Florida javën e kaluar.
Përmes një postimi në Twitter presidenti tha se ishte “për të ardhur keq që FBI-ja nuk ndoqi sinjalet e dërguara për autorin e sulmit në Florida. Kjo është e papranueshme” “Ata po shpenzojnë shumë kohë në përpjekjet për të provuar se pati bashkëpunim mes rusëve dhe fushatës Trump – nuk pati bashkëpunim. Kthejuni punës dhe na bëni krenar!”
Të premten, FBI-ja pranoi se nuk veproi pas një raportimi për autorin e sulmit para se ai të hapte zjarr dhe të vriste 17 vetë në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas. FBI tha se një i person i afërt me autorin e sulmit Nikolas Cruz i kishte lënë informacion më 5 janar për dëshirën e adoleshentit për të vrarë njerëz dhe detaje të tjera shqetësuese.
Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions urdhëroi një shqyrtim të menjëhershëm se si Departamenti i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimeve përgjigjen ndaj paralajmërimeve për vrasësit e mundshëm masivë.
Facebook Forum