Lidhje

Përfitime nga ripërtëritja e tokës së shkatërruar


Në të gjithë botën, një sipërfaqe më e madhe se gjithë Amerika e Jugut është shpyllëzuar, shkatërruar apo kripëzuar. Një raport i ri thotë se përmirësuar i kësaj sipërfaqe toke të shkatërruar mund të sjellë përfitime .

Këto depozita uji nga kompania “Land Life” ndihmojnë që farat të mbijnë në zona të thata. Kompania “Fresh Coast Capital” përdorë vetë natyrën për të pastruar ndotjet. Këto kompani synojnë të sjellin përfitime nga ripërtëritja e tokës së shkatërruar. Raporti i ri nga Instituti i Burimeve Botërore, “Biznesi i Mbjelljes së Pemëve” sjell këto kompani si shembuj. Sofia Faruqi është autore e raportit.

“Është vështrimi i parë ndonjëherë ndaj bizneseve komerciale që ripërtërijnë pyjet dhe tokën bujqësore.”

Ajo thotë se në mbarë botën janë shpyllëzuar apo shkatërruar dy miliardë hektarë tokë. Kjo tokë nevojitet për të ushqyer popullatën në rritje, pastruar ajrin dhe ujin dhe thithur gazet që krijojnë efektin serë.

Ajo thotë se qeveritë kanë premtuar miliarda dollarë për të ndryshuar prirjen.

“Kemi angazhim nga sektori publik për të përmirësuar një sipërfaqe më të madhe se Afrika e Jugut. Por kjo është e pamundur të arrihet të bëhet pa sektorin privat.”

Së bashku me kolegët, ajo u vu në kërkim të kompanive që aktualisht merreshin me “ekonominë restauruese”, siç e cilësojnë ata. Një reklamim për investorët që mund të hezitojnë të vënë para në këtë fushë.

“Është një mundësi që ende nuk është zbuluar”, thotë Sofia.

Raporti përmban disa modele të reja biznesi. Në vend të plantacioneve gjigande, Komaza planifikon sipërfaqe të vogla me pemë dhë mijëra ferma të vogla në Kenia.

Një kompani tjetër është Brinkman Group, që për dekada ripërtërin pyjet në Kanda. Së fundmi ajo po pret lëndë druri të cilësisë së lartë në Amerikën Qendrore që ishin mbjellë 20 vite më parë, thotë themeluesi Dirk Brinkman.

“Përfitimet nga investimet janë shtuar me 10 përqind. Është paksa e habitshme që faktikisht kjo është e mundur. Por sigurisht që kërkon kohë.”

Dhe kohëzgjatja mund të dekurajojë investorët.

Po ashtu, vendet që kanë më shumë nevojë për pyllëzime më së shumti kanë probleme me qeverisjen dhe pronësinë e tokës.

Përmirësimi i tokave pyjore është ende një biznes i rrezikshëm. Vetëm pesë nga 14 kompanitë në raport kanë njoftuar fitime deri tani. Investorët mund të kenë nevojë për më shumë prova suksesi, para se të hedhin paratë, thotë ekonomisti në Universitetin Yale, Mushfiq Mobarak.

“Jam i kënaqur që idetë kanë dalë. Megjithatë, dua të shoh hapin tjetër të mbledhjes së të dhënave më sasiore.”

Për kompanitë që kanë përfitime, thotë ai, dy miliardë hektarë tokë e shkatërruar ofron një mundësi të madhe.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG