Lidhje

Kryeministri maqedonas në Gjermani


Gjermania tha se beson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin e Maqedonisë gjatë 10 viteve të fundit nuk ka qenë më pranë se tani. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se të dyja palët po lëvizin drejt një zgjidhjeje.

Zonja Merkel tha se kjo do të nënkuptonte shumë për Maqedoninë, por edhe për Greqinë, sepse çdo konflikt i zgjidhur në një rajon me mjaft konflikte do të ishte një gjë e mirë.

Sipas kancelares gjermane ushtrimi i presionit gjatë negociatave në shumicën e rasteve nuk ndihmon. Ajo tha se për herë të parë prej një kohe të gjatë, të dyja palët kanë një interes konkret për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, për Maqedoninë nuk ka alternativeë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se shpreson që përmes reformave që po kryen vendi dhe me mbështetjen e Gjermanisë e të anëtarëve të tjerë të BE-së i gjithë rajoni do të ecë përpara drejt integrimeve euro-atlantike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG