Lidhje

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Shkupin


Presidenti i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker e filloi sot turneun e tij ballkanik me ndalesën e parë në Maqedoni, ku tha se ky vend ka bërë përparim, por se nuk kishte ardhur për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Zoti Junker inkurajoi autoritetet në Shkup për një zgidhje të shpejtë të problemit të emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje.

Presidenti i Komisionit Evropian viziton Shkupin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker tha në Shkup se Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë është në rrugë të mirë, se ka shënuar përparim dhe së nëse vazhdon në këtë mënyrë, për disa muaj mund ta marrë atë që pret dhe rekomandimi për fillimin e bisedimeve me BE-në nuk do të kushtëzohet. Por, ai tha se nuk ka ardhur në Shkup për të caktuar një datë të saktë për fillimin e bisedimeve të Shkupit me Bashkimin Evropian për anëtarësim në këtë organizatë. Megjithatë, Presidenti i Komisionit Evropian tha se Maqedonia duhet të bëjë edhe më shumë hapa drejt BE-së, sepse vendet anëtare do të vlerësojnë veç e veç vendet kandadiate mbi arritjet dhe meritat e tyre.

Zoti Juncker i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga Komisioneri për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, tha në këtë kuadër se duhet zgjidhur problemi i emrit të Maqedonisë me fqinjët grekë. Ai tha se në takimin e fundit në Bruksel i ka sugjeruar edhe kryeministrit grek Cipras që të vazhdojë me përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi.

SB: Zoti Juncker tha se janë të njohura qëndrimet dhe ai nuk do të dëshironte t’u japë mësim palëve të përfshira në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se kësaj radhe ai nuk do të jepte udhëzime publike.

“Bëjeni punën tuaj me Greqinë dhe Greqia do ta bëjë punën e saj me vendin tuaj”, u shpreh zyrtari i lartë evropian për të shtuar se gjërat po shkojnë në një kahe pozitive drejt pajtimit.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev përsëriti qëndrimi se qeveria e tij mund ta pranojë një referencë gjeografike, që do të bënte dallimin midis Republikës së Maqedonisë dhe rajonit me të njejtin emër në Greqi.

“Këmbëngulim në një zgjidhje afatgjatë, që do ta respektojë dinjitetin dhe ta mbrojë identitetin e të dy shteteve”, shtoi zoti Zaev.

Maqedonia ka marrë statusin “vend kandidat për anëtarësim në BE” qysh në dhjetor të vitit 2005, por qëatëherë nuk ka shënuar ndonjë përparim drejt integrimit evropian.

Junker ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit pasi Komisioni Evropian shpalli strategjinë e BE-së për vendet e Ballkanit Perendimor. Ai do të takohet me gjashtë kryeministrat e këtyre vendeve më 1 mars në Sofje të Bullgarisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG