Lidhje

Tiranë-Elbasan, Apeli lë në burg tre ish zyrtarët


Në Shqipëri, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda la sot në fuqi masën e arrestit me burg për tre ish zyrtarë të Autoritetit të Rrugëve të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” me fondet për ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan

Për Dashamir Xhikën, ish drejtor i Autoritetit të Rrugëve, dhe Albens Alitën e Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, prokurori ndërkohë vendosi sot të nisë dhe hetimin e pasurive të tyre.

Të tre ish zyrtarët dyshohen se kanë marrë vendime të cilat i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 36 milion dollarë, duke miratuar ndryshime në kontratën e ndërtimit të cilat janë shoqëruar me shtime të herëpashershme të fondit.

Hetimi ndaj tyre nisi pas një procesi auditi të kryer në ministrinë e Transporteve, dhe kallzimi penal u bë nga ministri Damian Gjiknuri i cili ka dhënë dhe vetë shpjegime në Prokurori, ku janë thirrur gjithashtu dhe dy ish ministrat e mëparshëm të LSI-së Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG