Shtetet e Bashkuara thonë se propozimi i Kinës për të hequr kufizimet mbi numrin e mandateve presidenciale, një lëvizje që mund ta bëjë Xi Jinping-un president të përjetshëm, është një çështje e brendshme Pekinit.
Pasi plani i Kinës për të hequr kufizimin e mandateve shkaktoi indinjatë...
Dhe shqetësime se mund ta bënte Xi Jinping-un, sundues të përjetshëm të Kinës.
"Vendimi erdhi krejt papritur dhe njerëzit ndjehen të pasigurt, konfuzë ose të paqartë nga ky lajm”, u shpreh zoti Ding, një qytetar kinez.
"Unë do të isha në favor të amendamentit nëse gjithkush do të mendonte se zoti Xi Jinping, presidenti aktual është i drejtë dhe i mençur", thotë zoti gan.
Por reagimi i Uashingtonit ishte më i butë se zakonisht për këtë lëvizje.
Në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarja e Shtypit Sarah Sanders tha se vendimi ishte një çështje e brendshme e Pekinit.
Përgjigjia e Departamentit të Shtetit ishte disi më tradicionale.
“Ne besojmë se institucionet e forta janë më të rëndësishme sesa udhëheqësit individualë. Nxitja e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes demokratike është një element bazë i politikës së jashtme amerikane, është themel i një shoqërie të qëndrueshme, të sigurt dhe funksionale”.
Më herët këtë javë, zoti Trump vlerësoi Presidentin Xi, duke thënë se ka “respekt të madh” për udhëheqësin kinez.
"Mendoj se Presidenti Xi është i veçantë. Po na ndihmon me Korenë e Veriut."
Për disa, këto komente reflektojnë një zhvendosje nga tradita amerikane që nxit demokracinë në Kinë.
"Nuk mendoj se Presidenti Trump duhet të kritikojë në të gjitha deklaratat e tij por unë mendoj se mund të kritikosh dhe t’i shohësh me skepticizëm veprimet e Kinës so vend, pa i personalizuar domosdoshmërisht kritikat kundër presidentit Xi".
Që kur u bë President, zoti Trump ka shfaqur një prirje vlerësimi për udhëheqës autoritarë dhe disa herë ka refuzuar të kritikojë qeveri jodemokratike.
Por marrëdhënia e zotit Trump me Kinën mund të ndryshojë së shpejti. Disa njoftime lënë të kuptohet se ai mund të shpallë vendime për tregëtinë, si tarifa të larta për importet kineze.
Facebook Forum