Në Kosovë, zyrtarë të sistemit të drejtësisë thanë sot se gjyqësia po përballet me praktika të dënimeve që nuk janë të barabarta dhe si pasojë po humbet edhe besimi i qytetarëve. Këto komente u bënë gjatë publikimit të një udhëzuesi, nëpërmjet së cilit do të synohet që të bashkërendohen dënimet nëpër gjykatat e vendit dhe në të njejtën kohë të largohen praktikat e dënimeve që mund të jenë të ndikuara nga motivet politike apo personale.