Lidhje

Çmimet e Akademisë - Gratë dhe pakicat


Ceremonia e 90-të e Akademisë për çmimet Oskar do të nderojë filmat më të mirë të vitit 2017 në 24 kategori. Lëvizjet e tilla siç janë #Oscars So White, Black Lives Matter dhe #MeToo, kanë ndihmuar të sjellin ndryshime në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit, duke shtuar numrin e anëtarëve të akademisë me të drejtë vote nga radhët e pakicave dhe grave.Si rezultat, audienca dhe kritikët mund të shohin më shumë fitues afrikano-amerikanë dhe gra.Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou foli me Giovanna Chesler, drejtore e Programit të Studimeve për Film dhe Video në Universitetin George Mason rreth kandidatëve të Oskarit që po sjellin një ndryshim.

Një surprizë e madhe në ceremoninë Oskar vitin e kaluar, kur drama afro-amerikane, "Moonlight" fitoi ndaj muzikalit të preferuar me të gjithë aktorë të bardhë, "La La Land".

Kjo prirje për gjithë-përfshirje racore dhe gjinore pritet të vazhdojë këtë vit, thotë Giovanna Chesler në Universitetin George Mason.

"Një nga gjërat që ka bërë Akademia gjatë viteve është se ka rritur anëtarësinë mes aktorëve, interpretuesve dhe skenaristëve të ndryshëm dhe po i mirëpret ata në popullatën votuese prej 7 mijë anëtarësh të Akademisë."

Si rezultat, mes kandidatëve të këtij viti janë filmat afro-amerikanë si ai i regjisorit Dee Rees, "Mudbound", që ka në qendër jetën e një piloti të dekoruar afrikano-amerikan, që kthehet nga Lufta e Dytë Botërorer në jugun racist.

Një tjetër është filmi i regjisorit Jordan Peele, "Get Out," me një qasje komike rreth supremacisë moderne.

Filmi "Get Out," po fiton të njejtin popullaritet "Black Panther". Audiencat i përlqejnë këta filma pasi në to gjejnë veten të përfaqësuar në ekranin e madh".

Lëvizja #MeToo pasqyrohet gjithashtu në film.

"Diçka doli në pah me lëvizjen #MeToo dhe lëvizjen # Time'up që pasoi. Ndoshta filmat që janë kandidatë pasqyrojnë disi këtë ndërgjegjësim pasi rreth gjysma e tyre shfaqin protagoniste femra. Gratë janë në rolet kryesore që vërtet ndikojnë në drejtimin e filmit".

Njëra prej tyre është aktorja, skenaristja dhe regjisorja Greta Gerwig me filmin "Lady Bird". Filmi ka në qendër marrëdhënie antagoniste dashurie mes vajzës dhe nënës dhe është kandidatnë 5 kategori për çmimin Oskar.

Ndërsa satira e errët "Three Billboards Outside Ebbing Missouri," ka në qendër Mildredin, një nënë të nervozuar, luajtur nga Frances McDormand, e cila nuk ndalet të sfidojë policinë që nuk ka bërë sa duhet për të kapur vrasësin e vajzës së saj.

Këtë vit shohim gjithashtu kandidaturat Oskar për tema që kanë të bëjnë me çështje gjinore dhe seksuale, si drama "Call Me by Your Name" që ka në qendër dashurinë pasionante me dy të rinjve homoseksualë në fillimin e viteve 80 dhe drama kiliane "A Fantastic Woman," rreth një gruaje transgjinore, jeta e së cilës ndryshon pasi i vdes partnerja e saj.

"Shohim se janë ndërmarrë shumë rreziqe në kandidaturat e kategorisë së filmave të huaj dhe filmi "A Fantastic Woman," është një prej tyre. Interpretimi është i jashtëzakonshëm dhe ajo do të jetë transgjinorja e pare që do të prezantojë një çmim në ceremoni.Kemi një transgjonore tjetër regjisore që është kandidate për çmimin Oskar këtë vit, Yance Ford, konkurron me dokumentarin e saj "Strong Island."

Chesler shton se do të duhet kohë para se të shohim një Hollivud të barabartë dhe të hapur. Por me kalimin e çdo viti shtohen shpresat se më shumë gra dhe anëtarë të komuniteteve pakicë përpara dhe pas kamerave, do të tregojnë historitë e tyre për ekranin e madh dhe do të kenë të njëjtin përfaqësim në kandidaturat për çmimet Oskar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG