Lidhje

Protestë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë


Disa mijë vetë protestuan të dielën në sheshin kryesor të Shkupit kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Folësit kërkuan ndërprejen e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës. Protestuesit gjithashtu kërkuan që autoritetet në Shkup t’i drejtoheshin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Në protestën e organizuar nga një lëvizje e quajtur: “Ne jemi Maqedoni”, mbaheshin pankarta me shkrime kundër diplomacive perëndimore.

Maqedonia dhe Greqia kanë shtuar përpjekjet së fundmi për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit shumëvjeçar të emrit të Maqedonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG