Lidhje

Reagime ndaj propozimit për vendosjen e tarifave të reja


Presidenti Donald Trump ritheksoi zotimin e tij për vendosjen e tarifave të forta ndaj importeve të çelikut dhe aluminit. Ky plan ka shkaktuar protesta dhe kritika nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe në Shtetet e Bashkuara, madje edhe nga anëtarë të Partisë Republikane të Presidentit.

Takimi mes përfaqësuesve të tregtisë të Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë u shoqërua me buzëqeshje në fotografitë e rastit, por në raundin më të fundit të bisedimeve për rishkimin e marrëveshjes të tregtisë së lirë mes vendeve të Amerikës së Veriut, palët nuk ranë dakord.

Bisedimet u vështirësuan për shkak të zotimit të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave prej 25 për qindsh ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit.

Në një takim të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale, Trump la të kuptohet se lehtësimet tregtare për Kanadanë dhe Meksikën mund të bëhen vetëm me një kusht.

"Nëse nuk arrijmë marrëveshje, unë do t’i jap fund NAFTA-s, por në se arrihet një marrëveshje, që të jetë drejtë për punonjësit dhe popullin amerikan, mendoj se një nga pikat e negocimit kanë për të qenë tarifat ndaj çelikut të Kandasë dhe Meksikës,”- tha Presidenti Trump.

Pas dështimit të negociatave të NAFTA-s, Ministrja e Jashtme e Kanadasë tha se vendi i saj është gati t’i kundërshtojë Shtetet e Bashkuara:

"Nëse vihen kufizime ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit kanadez, ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur intersat tona tregtare dhe të punonjësve tanë”, - tha ministrja e jashtme kanadeze.

“Nëse SHBA rrisin tarifat ndaj një produkti, partnerët tanë tregtarë do të kundërpërgjigjen ndaj eksporteve amerikane dhe çështja nuk ka pse shkallëzohet më tej”- thotë ekonomisti Bill Adams, i firmës financiare PNC International.

Aleatë të rëndësishëm republikanë të Presidentit Trump i kritikuan tarifat si të rrezikshme për luftën tregtare botërore.

Por zoti Adams, thotë se pasojat e tarifave të reja ndaj ekonomisë amerikane do të ishin të kufizuara:

“Ndikimi i drejtpërdrejtë i tarifave ndaj metaleve për ekonominë amerikane ndoshta ka për të qenë mjaft i vogël. Konsumatori tipik amerikan nuk ka lidhje direkte me aluminin, apo çelikun, prndaj ata nuk kanë për ta ndjerë ndikimin në çmime.”

Mark Smith, drejtuesi i firmës Termax, thtoë se kompanitë automobolistike si ajo e tij, do të duhet t’i rishkojnë se me kë duan të bëjnë biznes.

"Do t’i shohim me kujdes mundësitë. Nëse çmimi i një materiali ngrihet 25 për qind, atëhere, natyrisht që unë kam për të kërkuar të bëj biznes me të tjerë.” – thotë biznesmeni Smith.

Aksionet të hënën u rritën në Shtetet e Bashkuara, ndërsa investitorët ende shpresojnë që Presidenti do ta kthejë mbrapsht porpozimin e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG