Lidhje

Goditet trafiku i drogës


Policia shqiptare ka bllokuar 24 orët e fundit rreth 1,3 tonë marijuanë në dy operacione të zhvilluara në Gjirokastër dhe Korcë. Sipas policisë dy persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Policia e Gjirokastrës tha se e bllokoi sasinë prej 655 kilogramësh të marijuanës në fshatin Dukaj të Tepelenës duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër. Policia arriti të arrestonte dy familjarët baba dhe bir në shtëpinë e të cilëve u gjet marijuana dhe një person tjetër është në kërkim.

Operacione kundër drogës në jug të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Po sot policia shqiptare njoftoi për bllokimin e një tjetër sasie të madhe marijuane ne zonën juglindore te Bulgarecit, në Korcë. Burimet zyrtare policore njoftuan se u sekuestruan në një banesë 686 kilogramë marijuanë ndërsa një person arriti t`i shpëtonte arrestimit.

Sasitë e mëdha të narkotikëve që sekuestrohen herë pas here në Shqipëri i përkasin kultivimit të bimëve narktoike sidmos gjatë vitit 2016, thonë burimet policore. Ndërkohë sot policia shqiptare dhe italiane goditën dy rrjete të trafikut të drogës duke arrestuar në të dy vendet 43 persona, mes të cilëve 21 shqiptarë.

Sipas burimeve zyrtare italiane operacionet u koordinuan nga Drejtoria Hetimore Anti-Mafia e Barit, e cila po hetonte aktivitetin e dy grupeve për periudhën nga maji i vitit 2016 deri në janar te vitit 2017. Polcia italiane thotë se janë konfiskuar gjatë kësaj periudhe në operacione te ndryshme mbi 2.300 kilogramë drogë, duke përfshirë marijuanë, kokainë dhe heroinë me një vlerë prej rreth 15 milionë euro. Policia italiane tha se përmes ndjekjeve operative, përgjimeve dhe mënyrave të tjera hetimore ka zbardhur rolet e personave të arrestuar . Sipas policisë mes te arrestuarve, shumë kanë pasur rolin e “korrierëve” të transportimit të drogës në hapësirën detare dhe të “kujdestarëve” të trafikut të cilët vepronin për llogari te organizatave kriminale italiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG