Lidhje

Sen. Murphy: SHBA mbështet Maqedoninë në rrugën e integrimit euro-atlantik


Senatori amerikan Chris Murphy shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit të Maqedonisë dhe integrimin në NATO dhe BE. Demokrati më me peshë në nënkomisionin e Senatit për Evropën, i cili vizitoi Shkupin të dielën paralajmëroi për përjekjet ruse kundër këtij integrimi dhe i bëri thirrje opozitës që të heqin dorë nga pengesa për ligjin e gjuhëve. Senatori Murphy ia dha intervistën shërbimit Maqedonas të Zërit të Amerikës.

Murphy: SHBA mbeshtet Maqedonine
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Senatori Murphy vlerësoi faktin që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është treguar i hapur ndaj idesë së përdorimit të një treguesi gjeografik në emër.

“Shpresoj që grekët të kenë të njëjtin vullnet për kompromis, në mënyrë që të jemi në gjendje ta fusim Maqedoninë në NATO dhe të bëjë përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Ai tha se ishte në Maqedoni për të shprehur mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për të bërë ndryshimet përfundimtare.

Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike në vend, senatori Murphy tha se ishte inkurajuar nga sinjalet pozitive që mori në një drekë me një grup të rinjsh shqiptarë, të cilë kishin folur për përparim në drejtim të trajtimit të shqiptarëve. Ai tha se çështja më rëndësishme për t’u zgjidhur është ligji për gjuhët.

“Unë bisedova me udhëheqësit e opozitës që kanë depozituar 35 mijë amendamente për këtë ligj dhe i nxita që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të bëjnë të mundur miratimin e këtij ligji.

Është shumë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë që gjuha e tyre respektohet. Është pjesë e marrëveshjes së Ohrit dhe megjithëse kryeministri po bën të gjitha përpjekjet ai ka nevojë për opozitën për ta realizuar një gjë të tillë. Dhe shpresoj që të bëhet. Është diçka që ka shumë rëndësi për Amerikën”, tha ai.

Senatori Murphy paralajmëroi gjithashtu qytetarët e Maqedonisë për ndërhyrjen e dëmshme të Rusisë në punët e saj të brendshme. Ai tha se qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të dëgjojnë se ç’thotë Rusia, e cila siç tha ai po fut fonde më shumë se kurrë në vend dhe përpiqen ta maskojnë propagandën nën petkun e lajmeve.

“Ne po i përmirësojmë aftësitë për ta dalluar një gjë të tillë në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndihmojmë Maqedoninë të bëjë të njëjtën gjë. Nuk ka diskutim që Rusia do që Maqedonia të qëndrojë larg NATO-s, ndaj Bashkimit Evropian dhe të mos jetë e suksessshme nga ana ekonomike, në mënyrë që Rusia të ndërhyjë t’i shpëtojë”.

Po senatori i Shteteve të Bashkuara theksoi se për Maqedoninë ka vetëm një rrugë, ajo e NATO-s dhe BE-së dhe “qytetarët e saj, e kuptojnë një gjë të tillë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG