Lidhje

Merkel bën betimin për mandatin e saj të katërt


Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri sot betimin për mandatin e saj të katërt si Kancelare e Gjermanisë, duke i dhënë fund rreth 6 muaj ngërçi politik në ekonominë më të madhe të Europës. Ligjvënësit gjermanë votuan sot me 364 pro, 315 kundër dhe 9 abstenime për rizgjedhjen e zonjës Merkel, në postin më të lartë të vendit. Koalicioni katërpartiak, i partive konservatore Kristiandemokrate të zonjës Merkel dhe partisë Bavaria, me partitë Bashkimin Kristiansocial dhe Partinë Socialdemokrate të qendrës së majtë, kanë 399 vende në Parlamentin e ri. Të njëjtat parti e kanë qeverisur Gjermaninë në 4 vitet e fundit, por formimi i koalicionit të ri ishte këtë herë i vështirë. Votimi sot në Parlamentin gjerman vjen 171 ditë pas zgjedhjeve të shtatorit, rreth dy-fishi e kohës që është dashur historikisht për formimin e koalicioneve në Gjermani, ku të gjitha partitë humbën terren.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG