Lidhje

Tiranë: Krimet e rënda njoftojnë detaje mbi operacionin italo-shqiptar me 43 arrestime trafikantësh


Kryeprokurori i krimeve të rënda, Besim Hajdarmataj tha sot se forcat shqiptare morën pjesë në shkatërrimin e dy grupeve kriminale, kur u arrestuan 43 persona, mes të cilëve 21 shqiptarë.

Ai tha se janë arrestuar 19 shqiptarë, duke bërë të ditur dhe emrat e disa prej tyre, si dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre.

Më 14 mars u arrestuan Mariglen Shusha, Donjal Drolli, Hamit Seferi, Malton Lleshi. Ata akuzohen si pjesëtarë të një grupi që merrej me trafikun e drogës që vepronte mes Shqipërisë e Italisë.

43 arrestime në operacionin italo-shqiptar "shefi"
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Arrestimi i tyre u bë pas hetimeve të përbashkëta të kryera mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Barit në Itali, drejtoria rajonale Antimafia.

“Në vendin tonë dhe Itali janë nxjerrë urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë prej të cilëve 19 të arrestuar e dy në kërkim, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Kryesisht për lëndët narkotike të llojit kanabis sativa, ku nga operacionet e kryera në Itali përgjatë viteve 2016-2017 janë sekuestruar gjithsej 2.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë” - tha prokurori Hajdarmataj.

Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Roli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjesëtarë të një grupi kriminal, që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që ndodheshin në vendin tonë.

Nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, të DIA, Bari - Itali dhe policisë së shtetit u bë lokalizimi i vendndodhjeve të tyre si dhe arrestimi i tyre në operacioni e datës 14.3 2018.

Masa sigurimi arrest në burg u dhanë për dy shtetas të tjerë shqiptarë, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi, ku të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar sërish nga hetimi i përbashkët për disa episode të hetuara paralelisht, të kristalizuara në vijim nga hetimi i përbashkët. Hetimet jaën ende në vijim”, - tha prokurori Besnik Hajdarmataj.

Ndërsa drejtuesi i hetimeve në Itali, Ettore Cardinali tha se bashkëpunimi do të vijojë. Cardinali tha se në hetim janë vënë dy organizata të ndara, duke bërë të ditur se droga vinte nga Orikumi.

Është hera e parë që një operacion të tillë asistojnë dhe oficerë të DIA, që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit.

Operacioni kishte në përbërje të grupit në terren, oficerë të policisë së shtetit, forcave operacione dhe me asistimin fizik të DIA. Ky operacion mbylli një bashkëpunim të suksesshëm për gati dy vjet.

Në vitin 2017 mes këtyre prokurorive u arrit një marrëveshje për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG