Lidhje

“The Insult”, një dramë libaneze për Oscar


Filmi i Ziad Doueririt “The Insult”, “Fyerja” ishte një nga kandidatët për Oscar në kategorinë e filmave të huaj. Ai përqëndrohet kryesisht tek dramaciteti brenda një salle gjyqi duke trajtuar ndasitë kulturore, fetare dhe politike që egzistojnë në Liban që nga viti 1948. Ziad Doueri bisedoi me gazetaren e Zërit të Amerikës Penelope Poulou rreth elementëve të ashpër që trajton filmi dhe mesazhin e pajtimit mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Në mes të një fushate politike të rrezikshme në Bejrut, një mosmarrëveshje e vogël rreth një tubacioni kullimi mes Tonit, një mekanik i krishterë libanez dhe palestinezit Yasser, përgjëgjës në një projekt ndërtimi, merr përmasa të frikshme. Yasseri laget nga tubacioni i dëmtuar i Tonit. Ai e ndreq tubin të cilin Toni e prish qëllimisht pasi nuk dëshiron një palestinez pranë pronës së tij. Yasseri humbet durimin edhe e fyen Tonin.

Megjithë këshillën e gruas së tij shtatzënë, për të shmangur një konfrontim, Toni shkon tek shefi i Yasser-it dhe kërkon që Yasser të kërkojë falje dhe të gjobitet për sjelljen e tij. Ashtu si shumica e refugjatëve palestinezë që kanë jetuar në Liban që nga viti 1948, Yasseri nuk ka leje pune. Shefi i tij i bën presion të kërkojë falje ndryshe do të humbasë punën. Kur Yasseri shkon për të takuar Tonin, në vend të pajtimit, debati mes tyre përshkallëzohet.

Yasseri e godet Tonyn duke i thyer dy brinjë. Tony e hedh në gjyq. Autori i filmit, Ziad Doueiri, thotë se ideja i erdhi nga përvoja personale.

“Ashtu sikurse fillon dhe filmi, po ujisja lulet. Jetoja në një apartament të vjetër dhe uji pikoi mbi disa punëtorë ndërtimi. Njëri ngriti zërin dhe shkëmbeva një dabat të nxehtë me të.”

Por regjisori tregon se fatmirësisht ia doli të pajtohej.

"Disa ditë më vonë, më erdhi ideja, mendova të shkruaj një histori me një incident të parëndësishëm dhe banal, por që nuk zgjidhet dhe pastaj ndërlikohet. I bëra pyetjen vetes "a mundet që një problem kaq banal të tjetërsohet në një krizë kombëtare në Liban?" Mundet. "

Filmi shkon deri në sallën e gjykatës, duke paraqitur një dramë të dy persona kërkojnë drejtësi. Çështja shkon deri në Gjykatën e Lartë dhe në tryezën e qeverisë së Libanit.

"Kur filmi doli në kinema, popullata e krishterë u dynd për ta parë dhe filmi zuri vendin e parë. Por një pjesë e madhe e komunitetit musliman e bojkotoi filmin. Pra kishte një ndarje".

Zoti Doueri thotë se filmi i tij po ashtu u bojkotua në disa vende arabe, përfshi Jordaninë dhe territoret palestineze.

"Është për të ardhur keq që Autoriteti Palestinez në Ramallah e ndaloi filmin. Një nga aktorët kryesorë që luan palestinezin mori një çmim të të rëndësishëm në festivalin e filmit të Venecias.”

Ziad Doueiri, i cili u rrit në një familje libaneze pro-palestineze, thotë se filmi i tij ofron një studim të balancuar mes ptë krishterë libanezë dhe myslimanëve palestinezë. Ai i shkroi skenarin e filmit me partneren e tij të krishterë libanezen Joelle Touma.

"Ajo shkroi të gjitha skenat e palestinezëve. Ajo është rritur me urretjen ndaj palestinezve. Por të gjitha skenat me avokatin që mbronte palestinezin u shkruan nga ajo. Dhe skenat ku avokati i krishterë mbronte të krishterin i shkruajta unë. Pra, ndryshuam qendrimet.”

Filmi “Fyerja” është një ngjarje që tregohet me elegancë, një vështrim i fortë i përbërjen psikologjike të Libanit dhe banorëve të tij. Pavarësisht polemikave që ka krijuar, qeveria e Libanit e zgjodhi filmin për të përfaqësuar vendin si konkurues për çmimin Oscar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG