Lidhje

SHBA: arrestohet i dyshuari, dërgonte pako me material të rrezikshëm


Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dërguar pako me përmbatje të dyshimtë në disa godina ushtarake dhe të shërbimeve amerikane të zbulimit në zonën e Uashingtonit.

Personi është identifikuar si 43-vjeçari Tranh Cong Phan, i cili sipas FBI-së është vendosur të hënën në paraburgim. Ai u arrestua në shtëpinë e tij në qytetin Everett të shtetit të Uashingtonit.

FBI-ja nuk dha ndonjë sqarim lidhur me motivet, por njoftoi se personi i arrestuar pritet të paraqitet në gjykatën federale më vonë gjatë ditës së martë.

Sipas FBI-së, nga shqyrtimi i pakove, rezultoi se ato përmbanin "pajisje që mund të jenë rrezikshme dhe dukej se ishin dërguar nga i njëjti person".

Më shumë se gjashtë paketa u dërguan në dy baza të ushtrisë amerikane, atë të Fort McNair-in në kryeqytetin e vendit dhe në Fort Belvoir në Virxhinian veriore. Pako të dyshimta ishin dërguan gjithashtu dhe në bazën e Anacostia-Bollingut në Uashington, në Qendrën e Konfliktit Detar në Sipërfaqe në Virxhian Veriore, si dhe në Agjencinë Qendrore të Zbulimit, që ndodhet gjithashtu në Virxhinian veriore.

Pakot e dërguara në zonën e Uashingtonit vijnë pasi një numër bombash vdekjeprurëse, të vendosura në Austin të Teksasit, vranë dy vetë dhe plagosën katër të tjerë. Personi i dyshuar për vendosjen e bombave në Teksas, Mark Conditt, u vetëvra ndërsa policia po i afrohej automjetit të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG