Me përmirësimin e motit, uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura ne fshatrat e Nënshkodrës dhe dy lagjet periferike të qytetit. Sipas autoriteteve vendore, sipërfaqja e përmbytur sot ka zbritur në 3670 hektarë, ndërsa 350 banesa vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji. Në zonat e përmbytura po shfaqen edhe probleme me ujin e pijshëm, furnizimin me ushqim për bagëtitë, ndotjen masive të tokave si dhe dëmtimet në infrastrukturën publike.
Ndërkohë, përsëritja thuajse çdo vit e përmbytjeve kanë bërë që një pjesë e madhe e banorëve të Nënshkodrës, kryesisht të rinjtë, të emigrojnë jashtë vendit.
Facebook Forum