Lidhje

Vritet një udhëheqës i lartë i al-Kaidës në Libi


United States Libya Airstrike

Ushtria amerikane tha të mërkurën se një udhëheqës i rangut të lartë i grupit militant Al-Kaida u vra të shtunën në një sulm ajror të përbashkët me Libinë në qytetin jugperëndimor të Libisë, Ubari.

Sipas komandës amerikane në Afrikë, në mesin e dy militantëve të vrarë në sulm ishte dhe Musa Abu Dawud, i cili ka stërvitur anëtarë të Al-Kaidës në Magrebin Islamik (AQIM) në Libi.

Komanda amerikane tha gjithashtu se përveç stërvitjes së rekrutëve, Dawudi siguronte armë për AQIM-in si dhe mbështetje logjistike e financiare. Mbështetja e Dawudit i mundësoi grupit të "kërcënonte dhe sulmonte SHBA dhe interesat perëndimore në rajon".

Në maj të vitit 2016, SHBA-ja e cilësoi Musa Abu Dawud-in si “Terrorist Global me Përcaktim të Posaçëm” një emërtim që autoritetet amerikane thanë se u vihet atyre që kanë kryer ose që rrezikojnë të kryejnë akte terroriste kundër SHBA-ve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG