Lidhje

Bisedime në Vjenë për emrin e Maqedonisë


Bisedime në Vjenë për emrin e Maqedonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Në Vjenë të Austrisë u takuan ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara, Mattheë Nimetz në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje të emrit të Maqedonisë. Por, siç njoftoi zoti Nimetz, mosmarrëveshjet dhe çështjet e vështira mbeten për t’u diskutuar në të ardhmen, “ndërsa ka përparim mbi çështje të tjera”.

Bisedime në Vjenë për emrin e Maqedonisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Maqedonia dhe Greqia në kërkim të zgjidhjes së problemit të emrit janë angazhuar në një raund të ri bisedimesh. Kësaj radhe në Vjenë në ambientet e ministrisë së jashtme të Austrisë, ku ministrat e jashtëm maqedonas dhe grek Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias me ndërmjetësimin e Mattheë Nimetz, i dërguar i Kombeve të Bashkuara diskutuan propozimet që eventualisht do t’i jepnin fund mosmarrëveshjeje më se dy dekadëshe rreth emrit Maqedoni.

Zoti Nimetz u tha shkurt gazetarëve se shpresonte në një takim të mirë.

Palët janë pritur nga ministrja austriake e Punëve të jashtme Karin Kneissl.

Greqia ngul këmbë në një referencë për vendin fqinj, ku emri Maqedoni do të përbënte një fjalë të ngjitur dhe pa përkthim në gjuhët tjera, siç është propozimi Gornamakedonija, që në shqip i bie Maqedonia e epërme. Athina kërkon që emri i ri të jetë ‘Erga Omnes’, apo në përdorim të përgjithshëm edhe brenda Republikës aktuale ish-jugosllave edhe në përdorim ndërkomëbtar.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, pas ardhjes në pushtet para më pak se një viti ka dëshmuar gatishmëri për uljen e tensioneve dhe tërheqjen nga qëndrimet nacionaliste të pushtetit të mëparshëm, duke i hapur rrugën dialogut dhe duke u zmbrapsur nga synimet irredentiste.

Por autoritetet në Shkup duket se nuk janë të gatshme ta pranojnë një emërtim të papërkthyeshëm në gjuhët kryesore të Kombeve të Bashkuara, e aq më tepër shqiptarët e Maqedonisë nuk do të pranonin, sipas drejtuesve të tyre politik, që të identifikohen me një term sllav.

Ministri Kotzias është shprehur këto ditë se Greqia nuk duhet të ketë frikë nga një shtet që është në kërkim të identitetit të vetë. Pakënaqësitë në Greqi janë shtuar së fundmi kundrejt mundësisë së përdorimit të fjalës Maqedoni nga fqinji i vogël verior dhe opozita greke, por edhe partia Grekët e Pavarur në koalicionin qeveritar e kundështojnë fuqishëm këtë.

Zgjidhja e shpejtë e problemit, nga ana tetër do t’ia hapte rrugën Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe përshpejtimit të procesve integruese në Bashkimin Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG