Lidhje

Rruga e Kombit, protesta kundër taksës, përpasje me policinë


Në Shqipëri, protesta në autostradën që lidh vendin me Kosovën, kundër vendosjes së taksës për kalimin e saj, u shndërrua në një përplasje të dhunshme mes forcave të policisë dhe manifestuesve të cilët i vunë më pas flakën sporteleve të ngritra për pagesën e taksës. Të paktën 12 punonjës policie dhe drejtuesi vendor i Kukësit u plagosën. Të lënduar pati dhe mes manifestuesve. Ngjarja çoi menjëherë dhe në reagime politike. Ministri i Brendshëm u shpreh se do të ketë një përgjigje të ashpër ndaj atyre që u përfshinë në aktet e dhunës ndaj policisë dhe pasurisë publike e private

Protesta dhe përplasje në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:11 0:00

Manifestimi i paralajmëruar në Rrugën e Kombit kundër taksës së vendosur për shfrytëzimin e këtij aksi u kthye shumë shpejt në një përplasje të dhunshme. Drejt forcave të policisë të cilat ishin rreshtuar para sporteleve ku paguhet taksa fluturuan gurë e sende të rënda, ndërsa efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë reaguan me forcë duke përdorur dhe shkopinjt e gomës. Situata erdhi duke u përkeqësuar.

Ndërsa punonjësit e policisë u tërhoqën, protestuesit u sulën duke dëmtuar me gurë dhe mjete të ndryshme kabinat e sporteleve, të cilave më pas ju vu dhe flaka

Nga përplasjet e dhunshme pati të plagosur si nga rradhët e protestuesve ashtu dhe të policisë, ku janë lënduar 12 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Policisë së Kukësit Perlat Vatoci, i cili ka përfunduar në spital për mjekime.

Në një postim në Facebook, ndërsa situate ishte ende e tensionuar, kryeministri Edi Rama theksoi se “dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë”

Nga ana e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se sipas tij “protesta e sotme, tregon se durimit i ka ardhur fundi. Sot, qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës së Edi Ramës. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin. Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit””, deklaroi zoti Basha.

Ndërsa drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një statusi në Facebook u shpreh se “revolta në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”

Për situatën e tensionuar reagoi dhe presidenti Ilir Meta, i cili bëri thirrje “për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje dhe dialog e mirëkuptim me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automjeteve dhe qytetarëve në pritje”.

Bllokimi i rrugës çoi në radhë kilometrike të automjeteve që prisnin të kalonin. Gjendja u qetësua pas më shumë se tre orësh nga fillimi i protestës, kur pmanifestuesit vendosën të largoheshin, duke bërë të mundur që të rinisë qarkullimi.

Për ngjarjet e dhunshme pati një dalje publike dhe të ministritë të Brendshëm Fatmir Xhafaj: “Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe kundër pasurisë publike dhe asaj private. Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale, si dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit”.

Ministri Xhafaj tha se “inkurajimi me një gjuhë nxitëse për protestuesit për ushtrim dhune ndaj policisë dhe shkatërrim të pronës nga ana e disa përfaqësuesve politikë është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues”, dhe parlajmëroi se “Policia e Shtetit në zbatim të ligjit, do të ketë një përgjigje të ashpër për çdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe që kanë sjellë një dëm të madh ndaj pronës publike dhe private. Kush nxit dhunën dhe anarshin do të marri përgjigjen e merituar ligjore!”

Vendosja e taksës e cila fillon nga 2.5 euro për motorrët deri në 22.5 euro për mjetet e rëndë, u aplikua nga kompania private e cila ka fituar të drejtën e mirëmbajtjes së rrugës, por ajo është kundërshtuar me forcë nga qytetarët por dhe bizneset që veprojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

POLEMIKA MES QEVERISE DHE OPOZITES

Në mbrëmje vijuan në distancë polemikat mes Qeverisë dhe opozitës për zhvillimet e dhunshme në Rrugën e Kombit. Në një dalje publike kryeministri Edi Rama foli me një gjuhë të ashpër duke premtuar se askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit. “Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, zjarri i sotëm dhe dhuna barbare e ushtruar mbi pronën e përbashkët dhe mbi investimin e kryer në bazë të ligjit, si dhe goditja e Policisë së Shtetit për të penguar dhunshëm zbatimin e ligjit në vendosjen e pagesës në aksin e Rrugës së Kombit janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me të gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm mbi pronën publike dhe private dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë, duke cenuar njëkohësisht rendin e sigurinë e shumë udhëtarëve, përmes bllokimit të dhunshëm të lëvizjes nga dy anët e kufirit, nuk do kenë asnjë shans t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit, u shpreh zoti Rama.

Kryeministri bëri përgjegjëse të drejtpërdrejtë opozitën për nxitjen e dhunës. “Zjarrnxitëvse të kazanit politik të Tiranës, atyre që mjerisht nuk e udhëheqin, por e udhëpërmbysin çdo ditë opozitën shqiptare, duke e mbajtur atë peng nga frika e drejtësisë së re dhe duke e keqpërdorur përditë si një instrument kërcënimesh ndaj rrugës europiane të Shqipërisë iu them kaq: As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe po ashtu asnjë lidhje nuk kanë me dëshpërimin tuaj agresiv”, u shpreh kryeministri duke vijuar se “të tërë bashkë, mbledhur në ballin e kazanit politik me votat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, këta udhëpërmbysës të opozitës nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, përveç asaj që kanë bërë gjithnjë, të tallen me pakicën dhe me pakicën e pakicës, për të nxitur rrëmuja e zjarrndezje kur janë në opozitë dhe për të bërë rrumpallë e hapur gropa në çdo fushë të jetës shqiptare sa herë janë në pushtet”.

Nuk vonoi kundërpërgjigja. Nga selia e Partisë së tij, kryetari demokrat Basha doli për herë të dytë me anë të një deklarate, por duke patur në krah dhe aleatët e LSI-së dhe republikanët. “Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve. Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit”, u shpreh zoti Basha.

Lidhur me përplasjet e dhunshme ai doli në krah të protestuesve kur tha se “ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik”. Ai ju drejtua më pas kryeministrit me thirrjen që “të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG