Malala Yousafzai, e cila u qëlluar në kokë nga talebanët kur ishte 14 vjeç, pasi bënte fushatë për të drejtën e vajzave për t’u edukuar, u kthye në qytetin e saj të lindjes Mingora në Luginën Swat të Pakistanit.
Malala u kthye në Mingora sot si më e reja që ka fituar ndonjëherë çmimin Nobel të paqes, një arritje për të njohur mbështetjen e saj për edukimin e vajzave.
Ajo ka përdorur disa nga fondet e marra nga çmimi Nobel për të ndërtuar një shkollë për vajzat në Swat e cila u inaugurua në fillim të muajit.
Malala ka jetuar në Britani dhe po studion në Universitetin e Oksfordit. Ajo është bashkëthemeluese e Fondacionit Malala që ndihmon vajzat të marrin arsim tetëvjeçar në vendet e goditura nga konflikti si Siri, Kenia, Nigeri, Jordani dhe Pakistan.
Fondi Malala mbron të drejtën e çdo vajze për 12 vjet arsim falas, të sigurt dhe cilësor. Malala, e cila është tani 20 vjeç, filloi të fliste në moshën 11 vjeçare për edukimin e vajzave në lagjen e saj kryesisht konservatore.
Facebook Forum