Lidhje

Interesim i lartë i studentëve për kurset mbi lumturinë


Interesim i lartë i studentëve për kurset mbi lumturinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

E drejta për të arritur lumturinë në jetë është një ndër të drejtat e patjetërsueshme që përfshihen në Deklaratën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara. Ndoshta për këtë arsye kurset që ofrohen mbi këtë temë janë shumë popullore. 1200 studentë janë regjistruar për një kurs që i mëson studentët në universitetin Yale se si të jenë më të lumtur. Nxënësit e ndjekin kursin në klasë ose në mënyrë dixhitale:

Nuk mund të gjesh një vend bosh në sallën e madhe në mjediset e universitetit Yale ku nxënësit mblidhen për të dëgjuar profesoren e psikologjisë, Laurie Santos.

"Kursi “Psikologjia dhe Jeta e Mirë”ndihmon nxënësit të kuptojnë çfarë na mëson shkenca për të ndërtuar një jetë më të suksesshme dhe më të lumtur. Së pari ne diskutojmë konceptet e gabuara mbi çfarë na bën të lumtur,” thotë Profesorja Santos.

Të gjithë kemi dëgjuar se paraja dhe pasuria nuk të bën të lumtur. Studimet tregojnë se njerëzit vazhdojnë të përpiqen për të arritur disa gjëra që mendojnë se do t’i bëjnë të lumtur, por në fund e kuptojnë se e kishin gabim:

"Një ndër konceptet e gabuara është se duhet të ndryshojmë diçka në jetë që të bëhemi të lumtur, sikurse të gjejmë një punë më të mirë, të marrim rrogë më të madhe, të blejmë shtëpi më të madhe. Por studimet tregojnë se këto faktorë kanë ndikim fare të vogël tek lumturia”.

Shkencëtarët përllogarisin se përmirësimi i këtyre rrethanave përfaqëson 10% të lumturisë.

"Në fakt studimet tregojnë se ajo që krijon lumturi është ndërveprimi me njerëz të tjerë, duke folur, duke krijuar lidhje miqësore”.

Shumë e rëndësishme është që njeriu të shpenzojë kohë me familjen dhe miqtë, por edhe që të rezervojë kohë për argëtim. Profesorja Santos thotë se po shtohet presioni që nxënësit të dalin me sukses në shkollë, apo që njeriu të arrijë sukses në punë, duke krijuar konceptin e gabuar se këto suksese lidhen me lumturinë. Shkenca na ndihmon të kuptojmë se cilët faktorë janë vendimtarë për të arritur një jetë të lumtur:

Disa studentë në Yale po e dëgjojnë këtë këshillë:

“Përpiqem të mos stresohem për veprimet e tjera që do të bëj në karrierë. Përpiqem të përqëndrohem tek e tashmja dhe njerëzit që kam rrotul”, thotë studentja Rebekah Siliezar.

"Kur jam me ngut, reagimi i parë nuk është më që të shpejtoj drejt detyrës që po më streson, por përpiqem të qetësohem, të përqëndrohem dhe pastaj veproj,” thotë studenti Leonardo Sanchez-Noya.

Studentëve u jepen detyra shtëpie, siç është të treguarit e mirënjohjes, të kryejnë akte humane, të forcojnë lidhjet shoqërore. Falë interesimit të madh, tashmë kursi ofrohet edhe përmes internetit. Ata që janë të interesuar mund ta ndjekin dhe falas në faqen elektronike Coursera.org

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG