Lidhje

Manovrat e kufizuara ushtarake amerikano-jugkoreane


Këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan manovrat e përbashkëta ushtarake të përvitshme, të cilat ishin shtyrë për shkak të zhvillimit të Lojërave Olimpike. Manovrat janë kufizuar përsa i përket përmasave, si një gjest për të lehtësuar bisedimet që do t’i jepnin fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Brian Padden, njofton nga Seuli, se dhënia fund e këtyre manovrave ushtarake dhe e pranisë ushtarake amerikane në Kore mund të bëhet një faktor kyç në negociatat e pritshme.

Monovrat e përbashkëta ushtarake të këtij viti do të jenë të ngjashme me ato të mëparshmet, me pjesëmarrjen e 23 mijë trupave amerikane dhe 300 mijë jug-koreane. Mavorat do të zhvillohen si në fushëbeteja, edhe në kundërpërgjigjen e simuluar kompjuterike të një sulmi nga Korea e Veriut.

Këtë vit theksi po vihet tek manovrat mbrojtëse, ndryshe nga më parë kur operacionet sulmuese vinin në shënjestër udhëheqjen në Phenian. Po ashtu, në manovra nuk pritet të përfshihen avionët dhe aroplanmbajtëset me kapacitet bërthamor.

Zvogëlimi i përmasave të manovrave duket të jetë një veprim i përkohëshëm, për të ndikuar pozitivisht tek qasja dilplomatike me Korenë e Veriut, ndërsa kjo e fundit hoqi dorë nga kërcënimet me raketa dhe prova bërthamore, për t’u angazhuar në bisedimet e ardhshme me Seulin dhe Uashingtonin për të hequr dorë nga armët bërthamore.

Por ka shqetësime se kufizime të mëtejshme dhe shmangia gradualisht e manovrave të përbashkëta mund të bëhet një pikë kyçe e negociatave bërthamore. Go Myong-Hyun është analist në Institutin Asan për Studime Politike.

“Për të arritur përprarime në bisedimet bëthamore, Korea e Jugut do të duhet që disi të ulë, apo madje të anulojë manovrat e pëbashkëta ushtarake në të ardhmen.”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un hoqi dorë nga kundërshtimi për manovrat, që Pheniani në të kaluarën i ka quajtur prova për pushtim, ndërsa u takua me një të dërguar diplomatik nga Seuli.

Udhëheqësi koreano-verior, po ashtu tha se dhënia fund e kërcënimit ushtarak ndaj Phenianit, që në të kaluarën nënkuptonte që t’i jepej fund pranisë ushtarake amerikane në Kore, do të jenë një kusht kyç për çarmatimin bërthamor.

“Korea e Veriut shprehu një pikpamje të qartë për heqjen dorë nga armët bërthamore, duket thënë se nuk ishte e nevojshme mbajtja e programit bërthamor për aq kohë sa nuk do të kishte kërcënim ushtarak ndaj vendit dhe regjimi të ishte i sigurtë”, thotë Chung Eui-Yong, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Koresë së Jugut.

Presidenti jug-korean Moon Jae-in është përpjekur të tregohet i ekuilibruar në marrëdhniet me Veriun, ndërsa ruan aleancën ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka premtuar ta vazhdojë “presionin maksimal” me saksione ndaj Phenianit dhe gadishmërinë për të përdorur forcën ushtarake nëse nevojitet, po ashtu ka treguar fleksibilitet, si në pranimin e takimit me udhëheqësin koreanoverior Kim, edhe duke pranuar kërkesën e udhëheqësit koreanojugor Moon, për të zvogëluar spektrin e manovrave të përbashkëta ushtarake, me qëllimin për t’i dhënë një shans diplomacisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG