Kosova është një nga vendet e rajonit që i është nënshtruar trysnisë për arrestimin dhe dorëzimin e përkrahësve të klerikut turk Fethullah Gulen të kërkuar nga Ankaraja. Marrëdhëniet e cilësuar si të mira ndërmjet të dyja vendeve u acaruan ditëve të fundit për shkak të kritikave të ashpra të presidentit turk ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj i cili shkarkoi dy zyrtarë të lartë të sigurisë për shkak të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, në një operacion që ende është i mjegullt. Udhëheqësit më të lartë të Kosovës kanë kërkuar hetime gjithëpërfshirëse, ndërsa opozita synon një komision parlamentar që do të hetojë gjithë operacionin dhe pasojat e tij. Nga Prishtina njofton korrespodenti yën, Leonat Shehu