Lidhje

Mosmarrëveshjet tregtare SHBA - Kinë


Ministria e Jashtme e Kinës thotë se bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara janë të pamundura në kushtet e tanishme. Kjo deklaratë vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa të reja ndaj mallrave kineze, një veprim që u pasua me përgjigje të ngjashme nga Pekini:

Të dielën, duke komentuar në Twitter, Presidenti Donald Trump parashikoi se do të arrihej zgjidhje ndaj ballafaqimit të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për çështjen e tarifave ndaj mallrave të dy ekonomive më të mëdha të botës.

Presidenti Trump bëri një parashikim, duke thënë se Kina “do t’i hiqte barrierat e saj tregate, sepse është masa e duhur që duhet ndërmarrë.”

Por të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, ishte pesimist lidhur me situatën dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për gjendjen e ngërçit në marrëdhënet mes të dy vendeve:

"Prej disa kohësh, zyrtarët e financave të të dy vendeve nuk kanë patur bisedime për tregtinë. Në rrethanat aktuale, bëhet edhe më e pamundur për të dyja palët, që të bisedojnë për këto çështje. Unë mendoj se grindjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë një provokim nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe përgjegjësia bie tërësisht tek pala amerikane. SHBA nga një anë përdorin kërcënimin me sanksione dhe në të njëjtën kohë duan të bisedojnë. Nuk jam i sigurtë se përse Shtetet e Bashkuara sillen në këtë mënyrë”, - tha zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Kinës.

Kërcënimet e Uashingtonit dhe Pekinit kanë tronditur tregjet financiare të botës.

Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë më tepër se 2 për qind të premten, pasi presidenti Trump kërëcënoi se do të vendoste tarifa ndaj mallrave kineze me një vlerë prej 100 miliardë dollarësh, përveç produkteve me vlerën e 50 miliardë dollarëve për të cilat ai kishte thënë më parë se do të prekeshin.

Pekini u përgjigj, duke thënë se do të vendoste tarifa ndaj mallrave amerikane, “deri në fund dhe me çdo lloj kostoje”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha të djelëjn në televizionin CBS, se rreziku i vendosjes së tarifave më të larta përbënte kërcënim për një luftë tregtare, por se ai nuk pret që kjo të materializohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG