Lidhje

Shqipëri: Grevë njëorëshe e tregtarëve të vegjël kundër taksës së re


Bizneset e vogla në Shqipëri zhvilluan sot grevë njëorëshe, duke mbyllur dyert e shitoreve të tyre në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave dhe vendosjes për ta të taksës së vlerës së shtuar, tvsh.

Protesta u zhvillua në të njëjtën orë në të gjithë qytetet e vendit, me mbylljen e shitoreve.

Përfaqësues të bizneseve të vogla pohuan se krahas vendosjes së tvsh-së, mbi ta rëndojnë edhe 37 taksa të tjera, të cilat kanë mbyllur deri tani 82 mijë biznese të vogla në 4 vite.

Tiranë: Protesta e tregtarëve të vegjël
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Ata pohojnë se taksat e reja po falimentojnë masivisht bizneset e ndershme dhe synojnë të pastrojnë terrenin për bizneset klienteliste dhe korruptuese të qeverisë.

Tregtarët e vegjël thonë se gjenden në një periudhë mjaft kritike, e ndoshta kohërat më të vështira, që po kalon biznesi i vogël. Me mbylljen e këtyre bizneseve, pohojnë tregtarët, ata po largohen nga vendi. Biznesi i vogël dhe i mesëm përbën 99% e biznesit shqiptare. Mbi to rëndon taksa dhe çmimet e karburantit dhe energjisë, fuqia blerëse ka rënë me 46 %. Protesta e tregtarëve të vegjël u mbështet nga opozita, që e konsideron si vazhdim të mosbindjes civile. Ndërsa qeveria tha se greva është pjesë e përpjekjeve të opozitës për të përfituar pikë politke nga vështirësitë që ndeshin grupe të ndryshme sociale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG