Në Kosovë, analisti amerikan Daniel Serwer tha sot se Prishtina ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve të saj me Serbinë, që do të hapte rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e sovranitetit të saj. Në një konferencë të organizuar në Prishtinë, zoti Serwer tha se autoritetet e Kosovës duhet të bëhen gati për kompromise të vështira që do të kërkohen përgjatë procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë
Facebook Forum