Lidhje

Kardinali australian George Pell do të përballet me dy gjykime


Kardinali australian George Pell do të përballet me dy gjykime të ndara lidhur me akuza për abuzime seksuale në të shkuarën.

Avokatët e 76-vjeçarit dhe prokurorët i thanë sot një gjykate në Melburn se kishin rënë dakord t’i ndanin akuzat në dy seanca të veçanta, që pritet të zgjasin rreth pesë javë secila.

Detajet mbi akuzat nuk janë bërë ende publike.

Dje një gjykatë vendosi se George Pell, i cili shërben si ministër i financave në Vatikan, duhet të përballet me një proces gjyqsor, duke e bërë atë zyrtarin më të lartë katolik që përballet me akuza të tilla, në sagën e gjatë të skandaleve seksuale që kanë përfshirë klerin katolik.

George Pell tha dje se është i pafajshëm. Ai u lirua me kusht, por nuk lejohet të largohet nga Australia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG