Lidhje

Kosovë, vështirësitë e gjetjes së një konsensusi përballë Serbisë


Partitë politike në Kosovë janë vënë në përpjekje për gjetur një konsensus shtetëror për sfidat e ardhshme të vendit, posaçërisht për bisedimet me Serbinë dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, debatet e deritanishme vazhdojnë të përshkohen me mospajtime se si të arrihet ky konsensus, i cili ka munguar megjithëse bisedimet me Serbinë kanë hyrë në vitin e tetë të tyre.

Kosovë, vështirësitë e gjetjes së një konsensusi përballë Serbisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se mungesa e një pajtimi të gjerë në të kaluarën e bënë të vështirë edhe kësaj radhe arritjen e tij.

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës
Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës

“Janë pothuajse të ralla rastet kur vet partitë politike me vet iniciativë dhe pa një ndërmjetësim ndërkombëtarë kanë arritur të ndërtojnë një konsensus dhe në këtë frymë po i shohim edhe përpjekjet e fundit që po bëhen përmes tryezave që jemi shumë skeptik që nëse partitë politike do ta arrijnë të merren vesh dhe në fund të tyre tryeza të dalin me një qëndrim të përbashkët”, tha zoti Krasniqi.

Zoti Krasniqi thotë se partitë politike kanë pozicione të barrikaduara dhe sipas tij më shumë po duket si një tendencë për të blerë kohë për të shtyrë një proces të ri zgjedhor. Ai thotë se pa një platformë të përbashkët të partive politike, Kosova do ta ketë më vështirë gjatë bisedimeve të ardhshme me Serbinë.

“Gjasat për një marrëveshje finale në favor të Kosovës vërtetë zbehen nëse nuk ka një konsensus të përgjithshëm, do të duhej që të ndërtohet një platformë gjithëpërfshirëse, të vendosen ato vijat e kuqe të Kosovës në të cilat nuk mundet që të lëshoj pen ë këtë proces dhe kështu që Kosova të paraqitet shumë më mirë dhe më e përgatitur gjatë fazës përfundimtare të dialogut”,tha zoti Krasniqi.

Labinot Greiçevci nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, thotë se marrëveshja e ardhshme me Serbinë do të duhet të ratifikohet nga parlamenti dhe për këtë duhet mbështetja e opozitës.

Labinot Greiçevci nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane
Labinot Greiçevci nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane

“Nëse shkohet në proces negociator vetëm me votat e mazhorancës aktuale atëherë marrëveshja edhe nëse arrihet si e tillë nuk mund të kaloj në Paelamentin e Kosovës sepse ne e dimë që qeveria aktuale ka mbase edhe më pak se 60 vota në parlament, prandaj për këtë arsye po e them se konsensusi është i domosdoshëm”,tha zoti Greiçevci.

Sipas analistëve Kosoa do të përballet me trysni për kompromise të reja në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe sipas zotit Greiçevci Kosova nuk duhet të shkoj përtej asaj që ofron kushtetuta e vendit.

“Kosova ka bërë kompromiset e saj të nevojshme për të akomoduar komunitetin serb brenda sistemit politik të Kosovës dhe brenda shtetit. Dhe për më tepër mbase gjatë procesit të Brukselit që nga viti 2011 e deri në vitin 2017 Kosova ka shtuar edhe disa kompromise që krijojnë bazat e asaj që mund të quhet si Ahtisaari Plus”,tha zoti Greiçevci.

Sfidë e muajve të ardhshëm do të jetë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila kundërshtohet nga disa parti opozitare të cilat thonë se me këtë rrezikohet ndarja e brendshme e Kosovës.

Kosova e Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për më shumë se shtatë vjet ndërsa një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve është kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG