Lidhje

Integrimi në BE, përparësi kombëtare për Kosovën


Udhëheqës të institucioneve në Kosovë thanë sot se integrimi në Bashkimin Evropian është përparësi kombëtare ndërsa u shprehen të vendosur për të çuar vendin drejt këtij synimi. Këto komente u bënë në kuadër të veprimtarive të ndryshme që po mbahen në Kosovë, me rastin e nëntë majit, ditës së Evropës.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se fati historik e ka mbajtur vendin mbrapa proceseve integruese të Bashkimit Evropian.

“Për fat keq, përveç gjeneratës sime me plot sakrifica edhe gjenerata juaj e lirisë është duke paguar si çmim procesin e vonuar të integrimit të atdheut tuaj në Bashkimin Evropian. Ne jemi të vendosur që të ecim në këtë proces, do të ecim fuqishëm për arsye se kjo është rruga jonë, ky është identiteti ynë dhe po e ripërsërisë për miqtë she skeptikët, ne jemi evropianë dhe askush nuk mund të na ulë për identitetin tonë që e kemi”,tha zoti Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Evropa po përballet me mosbesim për zgjerim, por sipas tij kjo nuk lidhet me Kosovën, por me proceset brenda per brenda Bashkimit Evropian.

Kosovë, integrimi në BE-përparësi kombëtare
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

“Njëkohësisht, Kosovën nuk e ka njohur Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye për Brukselin është më i vështirë partneriteti me Kosovën. Megjithatë, edhe pse ka pasur një lodhje vitin që shkoi në marrëdhëniet Kosovë-BE, mendoj se e kemi rikthyer dinamikën Kosovë-Bashkimi Evropian dhe raporti i fundit i përparimit për vendin është konfirmim se Kosova është në hartë, është pjesë e vendeve të Ballkanit dhe rinia e Kosovës nuk janë të pabarabartë. Në fakt jemi më të vonuar, por jo të pabarabartë, dhe ne tash jemi në një etapë kur dikur kanë qenë vendet tjera, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia”,tha kryeministri Haradinaj.

Ata bënë thirrje në përmbushjen e detyrave që dalin nga kriteret për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian ndërsa nnëvizuan kujdesin rreth çështjeve të ndjeshme që lidhen kryesisht me të drejtat e njeriut dhe ekstremizmat fetarë.

Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon ndërsa është në pritje që të përfshihet ne rgjimin e udhëtimit pa viza në vendet e Evropës Perëndimore.

Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG