Lidhje

Shqipëri - Dita Ndërkombëtare e Familjes


Tirana
Tirana

Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes. Veprimtarët në Tiranë diskutuan në një tryezë e rrumbullakët mbi gjendjen e vështirë të familjes shqiptare, dhunës dhe krizës brenda saj.

Sociologët dhe ekspertët e ekonomisë kërkuan më shumë vëmendje nga autoritetet për politika dhe fonde, që të mbështesin fuqizimin e familjes.

Shqipëri - Dita Ndërkombëtare e Familjes
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes një tryezë të rrumbullakët mbi “Sfidat e sotme të Familjes Shqiptare”.

Pjesëmarrësit në takim, sociologë e klerikë, psikologë, studentë e veprimtarë pohuan me shqetësim se familja shqiptare vuan sot nga varfëria, papunësia, mos-mbrojtja shëndetësore, divorcet, dhuna familjare dhe ajo gjinore.

“Nënat që prindërojnë të vetme,pensionistët e vetmuar dhe familjet në ndihmë ekonomike, janë kategoritë më të përjashtuara të shoqërisë shqiptare” – tha prof.dr. Edlira Haxhiymeri, sociologe në Universitetin e Tiranës.

Gratë mbajnë më shumë përgjegjësi për punën e papaguar në familje, përkatësisht nga 1 deri 3 orë më shumë në ditë se sa burrat; 2 deri 10 herë më shumë kohë për kujdesin e fëmijëve, të moshuarve ose të sëmurëve.

Statistikat tregojnë se gratë shqiptare bëjnë punë të papaguar dy herë më shumë se meshkujt, madje puna e papaguar është i vetmi sektor në të cilin gratë janë dy herë më shumë të pranishme se sa burrat.

“Mbi 90 % e bizneseve shqiptare janë biznes i vogël familjar me 1-4 të punësuar, por këto biznese nuk mbështeten për t’u fuqizuar ekonomikisht familjet” – tha prof.dr. Arlinda Ymeraj, pedagoge e ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës.

Studiuesit pohuan se ndërkohë që po ulet arsimimi i fëmijëve dhe të rinjve, nga ana tjetër po rritet vdekshmëria foshnjore, po rritet kriminalitetit tek adoleshentët, dhe po rritet koha e punës, e cila shkurton kohën e pranisë së prindërve në familje për t’u kujdesur për fëmijët.

Jeta e përbashkët është ende mbizotëruese në familjet shqiptare në qytet dhe në fshat, ku bashkëjetojnë 2-3 breza, njëherazi me pamundësitë ekonomike e sociale.

Familjet shqiptare, pohojnë ekspertët, janë të prirura drejt prindërimit pozitiv, por mungesat e tyre janë të shumta, ndërsa e vetmja politikë mbështetëse janë ndihmat ekonomike minimale, ndaj kërkesa kryesore mbetet forcimi i politikave institucionale në mbështetje të familjes dhe vlerave të saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG