Lidhje

Opozita publikon identitetin e dëshmitarit kundër vëllait të ministrit të Brendshëm


Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës publikoi identitetin dhe dëshmitë e bashkëpunëtorit, që kreu audio-regjistrimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të brendshëm, ku pretendohet riaktivizimi i tij në veprimtari kriminale dhe trafiqe narkotikësh.

Opozita publikon identitetin e dëshmitarit kundër vëllait të ministrit të Brendshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Opozita e ndërmori këtë hap pas deklaratave të qeverisë se përgjimet ishin të manipuluara dhe synonin destabilizimin e vendit.

Dëshmitari, Albert Veliu, garantoi se zëri në regjistrim është i Agron Xhafajt.

Partia demokratike e opozitës publikoi sot identitetin e një dëshmitari, që njihej me vëllain e ministrit Xhafaj, dhe që provoi riaktivizimin e tij në veprimtari kriminale.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shfaqi në fund të një conference të tij një dëshmi nga Albert Veliu, i cili e kishte njohur Agronin vite më parë në Itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës, dhe se me të kishte inate pse njëri ra në burg, ndërsa tjetri u kthye në Shqipëri si biznesmen.

Veliu thotë se nuk e di se kush e ka bërë përgjimin, dhe se i kanë kërcënuar djalin pas publikimit të videos.

Dëshmitari Veliu tha në videon e publikuar në sallën e konferencave të PD-së se dikur ishte shoqërues gomonesh, ndërsa Agron Xhafaj në Itali sillte droga, që i shiste ai me shokë. Ai tha se në 2005 u burgos 7 vjet për 12 kg kokainë.

Kur doli nga burgu në gjendje të rëndë ekonomike, Alberti i kërkoi Agronit të conin hashash në Itali dhe ai e dërgoi tek persona të tjerë.

Ai e kërkoi rrugën e trafikut, por nuk e kreu dërgesën por i hyri kësaj vetëm për të demaskuar se cili është Agron Xhafaj, i cili sipas tij komandon Vlorën.

Opozita e ndërmori këtë hap pas deklaratave të qeverisë se përgjimet ishin të manipuluara. Vëllai i ministrit, Agron Xhafa u nis dje drejt Italisë për t’u dorëzuar para organeve të drejtësisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se policia po ndjek tani bashkëpunëtorin X të audio-përgjimit, që zbuloi veprimtarinë kriminale të vëllait të ministrit, në vend që të arrestonte Agron Xhafajn e dënuar nga gjykatat italiane dhe hetonte pasuritë e tij në bazë të ligjit antimafia.

Zoti Basha tha se audiopërgjimi i vëllait të ministrit të brendshëm me një bashkëpunëtor është i vërtetë, origjinal dhe aspak i manipuluar, sic deklaroi dje kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi dje si një “maskaradë me synime destabilizuese” akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me vëllanë e tij. Ndërsa sot mbrëmje, mbi deklarimet e Albert Veliut, reagoi ashpër Partia socialistë, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha si “autor, regjizor dhe aktor i video-përgjimit të montuar”. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se “ajo çfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qënë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë që përdorë forma mafioze të adresimit të interesave të tyre”, Sipas zotit Balla “ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, prandaj Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t'i shkuar deri në fund kësaj çështjeje”.

Gjatë ditës, Albert Veliu është shoqëruar nga Policia dhe është marrë më pas në pyetje nga Prokuroria, ndërkohë që mbetet i paqartë statusi i tij në raport me Drejtësinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG