Lidhje

Presidenti Trump deklaron se ka “të drejtën absolute” të falë veten


Presidenti Trump deklaroi të hënën se ka "të drejtën absolute për të falur" veten dhe përsëriti në Twitter pretendimin e tij se hetimi federal për lidhjen e mundshme mes zyrtarëve të fushatës së tij presidenciale në vitin 2016 dhe Rusisë "është krejtësisht JOKUSHTETUES!”.

Që kur mori detyrën para 500 ditësh, Presidenti Trump i ka shpërfillur shpesh normat dhe ka sfiduar kufijtë e kompetencave presidenciale. Por komentet e tij të fundit, veçanërisht për faljen e vetes, po shkaktojnë befasi dhe debat intensive në qarqe ligjore.

”Mendoj se nuk ka gjasa që presidenti të mund të falë veten. Mendoj se gjykata nuk do ta pranonte një gjë të tillë. Por mendoj gjithashtu se nëse presidenti e fal veten, Kongresi do të ngrinte akuzë për sharkim ndaj tij”.

Megjithatë ekipi ligjor i zotit Trump, duket se po ndjek një pikëpamje agresive ligjore sipas së cilës autoriteti presidencial është aq i gjerë saqë ai ka komptenca që t’i jap fund hetimit të posaçëm të fushatës së tij, ose të falë veten, që i shkojnë më shumë për shtat një mbreti sesa një presidenti të zgjedhur.

Dhe kjo solli si rezultat pyetje të forta të hënën ndaj sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

“A beson presidenti se është mbi ligjin?”

“Sigurisht që jo. Presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe –”

“Pyetja nuk është a ka bërë ndonjë gjë të keqe. Mendoj se pyetja është a beson presidenti se hartuesit e Kushtetutës, kishin parashikuar një sistem ku presidenti të mund të falë veten, ku presidenti mund të dalë mbi ligjin?”

“Sigurisht që Kushtetuta e shpreh shumë qartë ligjin. Dhe e përsëris, presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe dhe ne ndjehemi shumë komodë në këtë drejtim”.

Avokatët e Presidentit Trump argumentuan në një letër të gjatë dërguar Prokurorit të Posaçëm në janar, se ai nuk mund të detyrohet të dëshmojë dhe se ai nuk ka se si të ketë penguar drejtësinë kur shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey kur ai drejtonte hetimin për Rusinë sepse si president ai ka kompetenca të pakufizuara për të ndërprerë hetimin.

Zoti Trump vazhdon ta quajë hetimin njëvjeçar "një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG