Lidhje

Rivlerësimi, në rrezik dhe kreu i Kushtetueses


Në Shqipëri, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja rrezikon të mos kalojë provën e rivlerësimit. Ashtu si dhe për shumë anëtarë të tjerë të sistemit të Drejtësisë, problem për të mund të jetë justifikimi i pasurive të deklaruara.

Raporti i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka lënë hije dyshimi mbi një hua dhe mënyrën e blerjes së dy apartamenteve, njëri në Tiranë e tjetri në Golem. Sa i përket huasë prej 10 mijë euro që zoti Dedja kishte deklaruar se ka marrë nga kunati i tij, përmes një kontrate noteriale. KPK, ka zbuluar se ditën e firmosjes së kontratës së huasë, kunati i kreut të Kushtetueses ndodhej jashtë vendit. Pas kësaj Dedja ka depozituar një kontratë të dytë noteriale ku deklaronte se paratë ia kishte marrë hua babait të kunatit.

Paqartësi ka patur dhe për një apartament në Golem, në pronësi të vëllait të zotit Dedja, ndërkohë që rezulton se që nga dita e parë e dei më sot, pagesat e energjisë për këtë apartament janë bërë vetëm nga Kreu i Kushtetueses. KPK, ka vërejtur gjithashtu kontradikta në deklarimet lidhur me një tjetër apartament në Tiranë. Fillimisht e paraqitur si blerje me kontributet e vëllait, më pas ishte deklaruar si e blerë prej atij vetë, ndërsa në fund sipas Komisionit, ishte përfshirë sërish i vëllai si bashkëpronar.

Avokati i zotit Dedja, këmbënguli nga ana e tij se pasuritë ishin vënë me burime të justifikueshme. Vendimi për kreun e Kushtetueses pritet më datë 13 Qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG