Lidhje

Anija "Aquarius" me 629 imigrantë në bord niset drejt Spanjës


Grupi ndihmave “SOS Mediterranee” tha sot se do t’i transferojë rreth 629 imigrantët që u shpëtuan dje, për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt Spanjës, ku kryeministri i i ri vendit pranoi t’i strehojë ata, pas refuzimit nga Italia dhe Malta.

Aquarius-i, anija e shpëtimit e operuar nga grupi “SOS Mediterranee”, ka ngecur 35 milje larg brigjeve të Siçilisë, që nga dita e shtunë.

Grupi tha se disa pasagjerë po transferoheshin tek disa anije të marinës dhe rojes bregdetare italiane “për arsye sigurie”, për shkak të kushteve të motit, gjatë udhëtimit të tyre për në Valencia.

Shumë pasagjerë ende kanë mbetur tek anija e shpëtimit Aquarius, për shkak të mungesës së hapësirës.

Menaxheri i grupit të ndihmave “SOS Mediterranee” i tha agjencisë Associated Press, se në se gjithshka shkon sipas planit, Aquarius, me pjesën tjetër të imigrantëve në bord, do të nisen sot për udhëtimin e tyre tre-ditor drejt portit spanjoll të Valencias.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG