Lidhje

Tajvan, SHBA hapin Institutin Amerikan të Taipeit


Shtetet e Bashkuara kanë hapur në Taivan një objekt modern, që shërben de fakto si ambasadë e Uashingtonit në ishullin e vetëqeverisur, për të cilin Pekini thotë se është pjesë e territorit të Kinës.

Presidenti tajvanez Tsai Ing-wen dhe Ndihmës Sekretareja amerikane e Shtetit Marie Royce, ishin të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së re të Insitutit Amerikan të Taipeit, që ka kushtuar 256 milionë dollarë. Instituti shërben si zyrë që mbron interesat amerikane, në mungesë lidhjeve zyrtare diplomatike me Taivanin.

Hapja e zyrës ka shkaktuar zemërimin e Pekinit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se Kina i ka paraqitur një ankesë Uashingtonit, ku kërkon mbështetjen e politikës për “një Kinë të vetme” dhe që të shmanget dëmtimi i marrëdhënieve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe i “paqes dhe stabilitetit” në ngushticën e Taivanit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG