Lidhje

Emri i ri i Maqedonisë, Tirana përshëndet marrëveshjen


Autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të Shqipërisë përshëndetën të martën në mbrëmje arritjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë, duke zgjidhur në këtë mënyrë një problem shumëvjeçar.

“Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të Greqisë dhe Maqedonisë që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, shkruajti në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti shqiptar Ilir Meta..

“Urime fqinjëve dhe miqëve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin”, u shpreh nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Për kryetarin demokrat Lulzim Basha “kjo marrëveshje si akt i pjekurisë politike u jep meritë dy qeverive dhe faktorëve politikë vendas dhe ndërkombetarë që i mbeshtetën, duke përmbyllur në këtë mënyrë një temë të zgjatur kontesti në rajon”. Duke uruar finalizimin me sukes të marrëveshjes, përmes statusit në Facebook zoti Basha “shpreh besim në përmbylljen sa më parë të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë Veriore, dhe më tej për udhetimin së bashku drejt procesit plot sfida dhe shpresë të integrimit në BE, të dy vendeve tona”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG