Lidhje

Itali-Francë, mosmarrëveshje për çështjen e migrantëve


Autoritetet italiane thirrën sot ambasadorin francez si përgjigje ndaj komenteve të presidentit Emmanuel Macron i cili denoncoi qeverinë italiane për mospranimin e qindra migrantëve që ndodheshin në bordin e një anijeje shpëtimi.

Zoti Macron tha se bazuar në ligjin ndërkombëtar, Italia duhet t’i kishte pranuar migrantët, të cilët janë kryesisht nga Afrika nën-Sahariane.

Emigrantët, të cilëve iu mohua hyrja në Itali po shkojnë aktualisht drejt Spanjës, ku autoritetet po bëjnë përgatitjet për të pranuar 629 njerëz, mes tyre gra shtatzëna dhe shumë fëmijë.

Kritikat e Francës nxjerrin në pah tensionet brenda Bashkimit Europian mbi mënyrën e trajtimit të krizës së migracionit.

Ndërkohë po sot një anije e rojes bregdetare italiane me rreth 900 migrantë mbërriti në portin e Katanias në Siçili.

Migrantët mbërrijnë në brigjet italiane, në një kohë kur qeveria me politika anti-emigracionit, ende lejon një pjesë të tyre të kërkojnë azil.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG