Lidhje

Rinia shqiptare proteston; kërkojnë zbatimin e ligjit për ta


Tiranë: Studentë dhe gjimnazistë protestojnë për Kartën Rinore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Në Tiranë, organizata të studentëve dhe gjimnazistëve protestuan para ministrisë së arsimit, duke kërkuar miratimin e Kartës së Rinisë. Protestuesit pohuan se ky premtim 10-vjeçar nuk është përmbushur ende, edhe pse është detyrim ligjor. Karta Rinore parashikon një seri lehtësirash ekonomike për studentët dhe gjimnazistët.

Tiranë: Studentë dhe gjimnazistë protestojnë për Kartën Rinore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve protestoi sot para ministrisë së arsimit për mos dhënien e Kartës Rinore, që është premtuar prej 13 vjetësh nga autoritetet dhe që është një e drejtë ligjore e studentëve dhe gjimnazistëve.

Pjesëmarrësit kërkuan të drejtat dhe shërbimet e tyre si të rinjtë europianë, me kartën rinore që u premtua nga viti 2005 për 115 mijë student dhe 95 mijë gjimnazistë shqiptarë.

Plani Kombëtar i Veprimit për të Rinjtë 2015-2020 detyron Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të përgatisë dhe vendosë në dispozicion Kartën Rinore duke e barazuar atë me Kartën Europiane për Rininë.

Ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor detyron ministrinë e arsimit të ofrojë për studentët shqiptarë një kartë me të cilën ata të kenë përfitimet e tyre ekonomike, sociale dhe kulturore, por ligji nuk nuk po zbatohet prej disa vjetësh, pohuan të rinjtë.

Karta Rinore pritet të ofrojë shërbime falas apo me kosto të reduktuar për studentët dhe gjimnazistët, si edhe lehtësira në shërbimet publike e private në mbarë vendin, nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, kinematë, teatrot, sporti etj.
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri tha se nuk mund të pajtohet me këtë gjendje, kur studentët dhe gjimnazistët paguajnë për cdo gjë dhe kërkojnë zbatimin e ligjit nga institucionet shtetërore, si një e drejtë e tyre legjitime, që ndikon edhe në cilësinë e studimeve të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG